Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Bayerni mposht konkurrencën e "gjigantëve" europianë për shërbimet e ish-it të Juventus

Shkruar nga NEWSPORT

Mbrojtësi i Genoas, Radu Dragusin është një ndër emrat më të lakuar në këtë merkato dimërore. Lojtari rumun është preferenca e disa klubeve të mëdha, me në krye Napolin dhe Tottenham.

Napolitanët janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro plus Ostigard për ish-in e Juventus, ndërsa Tottenham ka në dorë “PO-në” e futbollistit. Në krahun tjetër, Genoa nuk pranon ofertat më të ulëta se 30-35 milionë euro për ta lënë rumunin të lirë.

Por për dyshen e interesuar Napoli-Tottenham mund të lindë një rrezik i ri. Bayern Munchen është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe ka “hedhur sytë” nga Dragusin. Bavarezët po e vlerësojnë seriozisht profilin e mbrojtësit të Genoas, me gjermanët që pritet të bëjnë dhe një ofertë zyrtare në orët e ardhshme.

[caption id="attachment_718330" align="alignnone" width="1000"]Radu Dragusin Radu Dragusin[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga