
Jasir Asani është një ndër futbollistët që po përflitet së fundmi te Partizani. Lojtari i Vardarit të Shkupit është pranë kryeqytetasve, megjithatë akoma nuk ka asgjë konkrete. Burime pranë klubit bëjnë me dije për newsport.al që tratativat vazhdojnë, por akordi mes tij dhe drejtuesve nuk ka ardhur deri në këto momente. Asani luan si sulmues krahu dhe mosha e tij e re bën që e ardhmja e sulmit të kuq të "blindohet".
21-vjeçari ndodhet i grumbulluar me Kombëtaren e Shpresave në Greqi. Ai është pjesë e Vardarit të Shkupit në Maqedoni dhe dëshira e tij është për të vijuar aventurën me të kuqtë, megjithatë në orët në vazhdim pritet të mësohet përfundimisht e ardhmja e tij.
Poll