Ekipi i Lushnjes ditën e mërkurë në darkë është nisur drejt Italisë, ku ka luajtur takimin miqësor ndaj skuadërs italiane, Leçes. Një miqësore luksi, e cila rezultoi në "dështim" edhe pse vetëm një miqësore.
Ekipi ka udhëtuar gjithë natën me traget për gati dhjetë orë mes për mes Adriatikut, dhe ka mbërritur në Itali vetëm paraditen e së enjtes për të zhvilluar më pas takimin pasditen e së njëjtës ditë.
Lushnja është mundur me rezultatin e thellë 4-0, pasi pjesa e parë e përballjes u mbyll me rrjeta të paprekura. Turchetta me dy gola, Pacilli dhe Monaco vulosën fitoren e Leçes.
Poll
