Abissnet Superiore
Para disa orësh, klubi i Laçit prezantoi trajnerin e ri, i cili është Qatip Osmani. Po ashtu janë bërë publik edhe emrat e ndihmësve në stafin e trajnerit.
Por ajo që ka habitur më shumë, përkon me postimin e Laçit, teksa tregon stërvitjen e parë me trajnerin e ri. Në përshkrim, emri i “timonierit” rezultoi i shkruar gabimisht, jo Qatip Osmani, por Osman Qatipi.
Ky lapsus që në prezantim ka befasuar jo pak, aq më tepër kur flasim për një ekip i cili do të militojë në Superiore këtë edicion të ri.
Postimi i klubit të Laçit
Poll
