Laçi
Rikthimi në Superiore vjen me ambicie të qarta për Laçin, pasi u shpallën kampionë të Kategorisë së Parë në sezonin që sapo lamë pas.
Së fundmi, skuadra kurbinase ka ndarë një video në rrjetet sociale, aty ku tregojnë pak çaste nga stërvitja e dy portierëve Ortelio Bibës dhe Eldi Pojanës, nën prezencën e trajnerëve të portierëve për t’i paraprirë një sezoni intensiv në edicionin 2026/2027.
Siç duket, pritshmëritë janë të mëdha, ashtu sikurse dhe kërkesa për një kontigjent të gatshëm dhe të motivuar për sukses, duke nisur që tek katërkëndëshi i portës.
Tek kurbinasit, nuk duan t'ia dinë për rivalitet dhe në Superiore do të bëjnë çmos të paraqiten në mënyrën më të mirë të mundshme.
View this post on Instagram
Poll
