Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Surprizat nuk kanë mbaruar", klubi i Superiores paralajmëron rivalët në "pikun" e merkatos

Shkruar nga NEWSPORT

 

"Surprizat nuk kanë mbaruar", klubi i Superiores
Vora

Klubi i Vorës nuk ka ndërmend të ndalë hapin në merkaton e verës. Pasi siguruan shërbimet e mbrojtësit Ersildjo Asllanajt dhe mesfushorit Briajan Gjylës, vorakët duket se kanë rezervuar të tjera “goditje” që do të zbulohen në vazhdim.

Këtë lë të nënkuptohet postimi i tyre më i fundit në rrjetet sociale, ku shkruajnë se “sytë duhet të mbahen te Vora”, pikërisht për këtë arsye.

Në sezonin e fundit, Vora ia doli që të sigurojë qëndrimin në elitë vetëm në javën e fundit, pasi mposhti Bylisin me shifrat 5-2, ndërsa këtë sezon të ri, klubi vorak do tentojë të bëjë më mirë dhe të synojë pozicione më të favorshme në renditje.

Poll

Lexo gjithashtu