Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Ka drejtuar bardheblutë dhe Vllazninë, skuadra e Superiores prezanton trajnerin e RI

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka drejtuar bardheblutë dhe Vllazninë, skuadra e Superiores
Abissnet Superiore

Klubi i Laçit përmes postimit në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar trajnerin dhe stafin e ri. Duke nisur nga sezoni 2026-2027, Qatip Osmani do të jetë në “timonin” e skuadrës kurbinase.

Protagonisti në fjalë ka bërë bujë me drejtimin e Vllaznisë, bardheblutë e Shkupit, por suksesin më të madhe e ka me Shkëndijën e Tetovës, 3 tituj kampion dhe Kupa e Maqedonisë së Veriut.

Pasi siguruan titullin në Kategorinë e Parë në edicionin e kaluar, Laçi do të militojë në Superiore, pra elita e futbollit shqiptar. Pozitën e zv/trajnerit do e mbulojë Bashkim Livoreka, kurse Kastriot Rama si trajner i portierëve.

Objektivi kryesor i bardhezinjve në seoznin e ri përkon me qëndrimin në Superiore, aty ku gara do të jetë mjaft e ashpër, aq më tepër ku te Laçi ka pasur një mori largimesh me “peshë”.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

       

Poll

Lexo gjithashtu