
Humbja e djeshme e Partizanit kundër Kukësit me rezultatin 3-1 nuk mund të "përtypet" lehtë në klubin e kuq. Drejtues, lojtarë dhe tifozë kanë shprehur pakënaqësi për gjyqtarin Kridens Meta, ku sipas tyre ka favorizuar drejtpërdrejtë Kukësin. Madje klubi i kuq ka denoncuar rastet me pamje filmike, teksa pretendohet se janë vendime të marra qëllimisht nga arbitri i kolegjiumit të kryeqytetit. Nuk është hera e parë që Kridens Meta vihet në qendër të kritikave.
Saktësisht një vit më parë, në datën 20 shkurt të vitit 2017 ishte klubi i Tiranës që ia faturonte humbjen kundër Partizanit pikërisht gjyqtarit Meta. Në një komunikim zyrtar, klubi bardheblu vinte gishtin direkt mbi arbitrin kryesor duke dhënë edhe shpjegimin përkatës. Në atë ndeshje Tirana u mposht me rezultatin 2-1 nga të kuqtë. Ndërsa sot është klubi i Partizanit që ia faturon humbjen kundër verilindorëve, të njëjtit gjyqtar që sipas bardhebluve favorozi të kuqtë në derbin e sezonit të shkuar.
[gallery columns="1" size="full" ids="207096,207097"]