
Në “Allianz Arena” mbrëmjen e sotme do të luhet një nga finalet më spektakolare të sezonit. PSG-ja dhe Interi do të sfidohen mes tyre për trofeun e Champions League.
Një 90-të minutash i luftuar pritet në Gjermani, ku kjo finale ka tërhequr vëmendjen e figurave të njohura jo vetëm sportive, por edhe politike e jo vetëm. Youtuberi i famshëm, IShowSpeed teksa shëtiste në shkallët e stadiumit është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
IShowSpeed nuk nguroi të ndalonte e ti fliste, madje duke i premtuar kreut të qeverisë se këtë verë do të vijë sërish në Shqipëri.
“Vëllai im shqiptar, do të vi përsëri në Shqipëri këtë verë”, i ka thënë Speed Ramës, teksa ai po e prezantonte me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
????| BREAKING: Speed just met Albania’s Prime Minister Edi Rama at the UCL Festival ???????????? pic.twitter.com/r7qbPH4yO9
— Speedy HQ (@IShowSpeedHQ) May 30, 2025