Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Reagimi i ashpër ndaj Kombëtares pas humbjes në Poloni, Taulant Balla ironizon tifozët: Nuk e ndërrojmë ekipin as kur humb... kur fitojnë janë të gjithë (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Reagimi i ashpër ndaj Kombëtares pas humbjes në Poloni, Taulant
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla njihet si një tifoz i “zjarrtë” i Kombëtares shqiptare dhe Bayern Munich. Së fundmi, socialisti e ka treguar diçka të tillë mjaft qartë dhe publikisht.

Krah djalit të tij, Balla shihet të ketë dalë shëtitje. Vetë politikani ka veshur një fanellë të Kombëtares shqiptare, ndërsa djali i tij mban veshur një triko të ekipit gjerman, Bayern Munich.

“Këto dy ekipet nuk i ndërrojmë kurrë, edhe kur humbin. Patjetër kur fitojnë janë të gjithë”, dëgjohet të thotë Taulant Balla.

Ky reagim disi ironizues vjen pas “kryqëzimit” që tifozët shqiptarë po i bëjnë në rrjet Kombëtares pas humbjes me Poloninë. Më të sulmuarit vlen të theksohet se janë trajneri Sylvinho dhe Nedim Bajrami për rastin flagrant që shpërdoroi.

Poll

Lexo gjithashtu