Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Në prag të çerekfinales, Erling Haaland e thotë troç: Anglia është favoriti absolut në këtë Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag të çerekfinales, Erling Haaland e thotë
Erling Haaland

Norvegjia dhe Anglia do të përballen këtë të shtunë, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Hard Rock” në Miami, nis në orën 23:00. E dy ditë para kësaj ndeshje, ka folur edhe “bisha” norvegjeze, Erling Haaland.

"Besoj se ka skuadra favorite të padiskutueshme dhe Anglia është një prej tyre. Mendoj se duhet të ushtrojmë sa më shumë presion te djemtë anglezë. Të jesh në çerekfinale kundër tyre, sinqerisht nuk e prisja. Të them të vërtetën, thjesht fakti që kemi arritur deri këtu më habit.

Të luaje ndaj Brazilit ishte pak çmenduri për ne norvegjezët, por ta mundje dhe më pas të luash ndaj Anglisë në çerekfinale është me të vërtetë speciale, shihni skenat në Norvegji dhe do të kuptoni që e gjithë kjo nuk është normale për ne”, është shprehur sulmuesi i Manchester City-t.

Poll

Lexo gjithashtu