Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

NUK PRITEJ/ Sulmuesi “braktis” pistën e Italisë dhe kthehet në Shqipëri, 25-vjeçari shfaqet krah biznesmenit të njohur

Shkruar nga NEWSPORT
NUK PRITEJ/ Sulmuesi “braktis” pistën e Italisë dhe
Albion Rrahmani

Në një kohë intensive merkatoje ku shumë spekulime qarkullojnë dhe zërat përforcohen akoma edhe më shumë kur në “vallen” e interesimeve përfshihen ekipe të mëdha dhe në rastin më konkret, me yjet shqiptarë.

E tillë është dhe situata e Albion Rrahmanit, i cili ka përfunduar në “lupën” e shumë klubeve të interesuara europiane e më konkretisht te Italia, aty ku flitet se shërbimet e tij i do Venezia. Megjithatë, duket se 25-vjeçari ka vendosur që fillimisht të rikthehet në Shqipëri, më saktë në “Green Coast”, aty ku është pritur nga biznesmeni i njohur shqiptar, Samir Mane.

Përmes një postimi në rrjetin social të këtij të fundit, Mane shkruan se është i lumtur që sulmuesi ka zgjedhur të “aterojë” pikërisht në Palasë të Vlorës për të kaluar disa pushime relaksi.

“Duket se disa qëllime lindin, teksa ti shijon diellin në rivierën shqiptare”, shkruhet më tej në këtë postim.

Vlera momentale e Rrahmanit kap shifrën e 7 milionë eurove dhe këtë sezon që sapo lamë pas ai u aktivizua në 49 ndeshje me Sparta Pragën në elitën e futbollit çek, ku shënoi 16 gola dhe dhuroi 4 asiste, paraqitje këto që me të drejtë e përflasin me një kalim tek “BIG”-ët e Europës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu