
Sylvinho me vajzen e tij
Sylvinho aktualisht është i përqendruar te grumbullimi i Kombëtares, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Serbisë dhe Letonisë. Takime këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Por pavarësisht kësaj, vajza e Sylvinhos e poston shpesh brazilianin në rrjetet e saj sociale. Këtë herë ka ndarë një foto kur Sylvinho ishte futbollist.
"Timonieri" i Kombëtares mban të veshur fanellën e Barcelonës, skuadër me të cilën ka luajtur në të kaluarën. Taty Mendes siç duket ka “rikthyer” babin e saj te blaugranat, duke risjellë kështu kujtimet e asaj periudhe.

Postimi i Taty Mendes