Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

SHBA “asist” Shqipërisë para Botërorit, mundësia e madhe për të “rrëmbyer” talentin botëror

Shkruar nga NEWSPORT
SHBA “asist” Shqipërisë para Botërorit, mundësia
Adri Mehmeti dhe Lionel Messi

Vetëm para disa orësh, përfaqësuesja e SHBA-së, ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë prezentë në Kupën e Botës, e cila do të mbahet këtë verë.

Edhe pse talenti botëror Adri Mehmeti, po bën shumë mirë te New York Red Bull në MLS-në amerikane, trajneri Mauricio Pochettino, ka vendosur ta lërë jashtë shqiptarin. Për Mehmetin, interesim kanë shfaqur gjigantët e futbollit evropian si Bayern Munich, Arsenal e PSG.   

Deri në këtë pikë të karrierës, 17-vjeçari ka luajtur me moshat e SHBA-së, por pa u integruar në ekipin e parë. Kjo zgjedhje, rezulton “asist” për Kombëtaren.

Shansi që Shqipëria të “lëviz gurët” për të bindur Mehmetin të vesh fanelën kuqezi. Nëse protagonisti në fjalë zgjedh Kombëtaren, do të rezultoi rikthim, pasi ka qënë pjesë e moshave U-15 në vitin 2023.   

SHBA “asist” Shqipërisë para Botërorit, mundësia
Lista e SHBA-së

  

Poll

Lexo gjithashtu