Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

E duan ekipet angleze dhe spanjolle, mesfushori i Bayernit me dy mendje

Shkruar nga NEWSPORT
E duan ekipet angleze dhe spanjolle, mesfushori i Bayernit me dy mendje

Joshua Kimmich është kthyer në temë diskutimi te Bayern Munich që në momentin që në pankinën e klubit gjerman u ul, Thomas Tuchel. Marrëdhëniet e këtij të fundit me mesfushorin nuk janë aspak të mira.

All - Paragraf - 3

Kjo gjë ka shkaktuar edhe ‘përplasjen’ e lojtarit me trajnerin gjerman, teksa shpeshherë është përfolur edhe për një largim të mundshëm të Kimmich. Mesfushori 29-vjeçar po e mendon seriozisht largimin, pasi as drejtuesit dhe as lojtari nuk kanë synuar që të nisin diskutimet për rinovimin.

Kontrata e Kimmich me bavarezët përfundon në verën e vitit 2025, por klube të mëdha evropiane duan që ta transferojnë që në verën e këtij viti.

Skuadra si Barcelona, Manchester City, Arsenal, Real Madrid dhe Liverpool janë në pritje të zgjedhjes përfundimtare të gjermanit. 29-vjeçari në krahun tjetër në rast se Bayerni gjen një trajner solid dhe i premton projekt serioz për të ardhmen, mund të ndryshojë edhe mendjen e Kimmich.

Përsa i përket ofertave zyrtare, asnjë e tillë nuk ka shkuar në drejtim të Bayernit, me gjermanët që vështirë të pranojnë ta shesin për më pak se 80 milionë euro, edhe pse në kontrata e mesfushorit është vetëm edhe 1 vit e vlefshme.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga