Kosova fitoi në Bratislavë përballë Sllovakisë, në atë çfarë mund të quhej si ndeshja që dhuroi më shumë emocione në ndeshjet gjysmëfinale të 26 marsit.
"Dardanët" treguan karakter, shpirt luftarak dhe ishin shumë të saktë në vertikalizime duke mos humbur asnjë rast të vetëm në portën e vendasve, të cilët iu dorëzuan një superfuqie kosovare në fushën e lojës.
Golat e Hodza, Asllanit, Muslija dhe Hajrizit bënë të pavlefshëm rrjetat e Valjent dhe Haraslin. Në minutat e fundit, pati një reagim edhe nga Strelec, por goli i tij në shtesë shërbeu si një "ngushëllim" për skuadrën sllovake që u largua e turpëruar në prani të publikut të saj, kjo edhe për shkak të një kundërshtari që luajti si i barabartë në këtë sfidë.
Kjo fitore historike ka shkuar deri në Spanjë, aty ku prestigjozja "Marca" i ka dedikuar një vlerësim "djemve" të Franco Fodës, duke shkruar se ëndrra amerikane për ta ende vazhdon.
"Kosova ishte e vendosur, luajti me disiplinë të lartë, pa krijuar shumë raste të pastra. Sllovakët tentuan me golin e fundit, por mbeti vetëm një ëndërr. Të martën, në finalen e madhe kundër Turqisë. Ëndrra për paraqitjen në Botërorin e parë vazhdon", shkruhet në artikull.
Pas "thrillerit" me 7 gola, të besuarit e trajnerit do të presin në stadiumin "Fadil Vokrrin" Turqinë fituese të duelit me Rumaninë në shifrat minimale 1-0, më 31 mars.
