Fitorja e Kosovës në Bratislavë ndaj Sllovakisë nuk do të mbetet pa u shpërblyer nga ana e kryeministrit Albin Kurti, i cili u premtoi djemve të përfaqësueses se do t'i garantonte një premium prej 500 mijë eurosh në rast se do të kalonin sllovakët për të prekur finalen e madhe, e cila do të luhet me Turqinë në stadiumin "Fadil Vokrri".
Pas përfundimit të sfidës, kryetari i Prishtinës i ardhur nga Lëvizja Demokrate e Kosovës, Përparim Rama ka bërë një postim në Facebook ku i bën thirrje kreut të Lëvizjes Vetëvendosje që të nxjerrë paratë e premtuara duke shkruar: Qiti paret kryeministër Albin Kurti.
Në anën tjetër, edhe vetë kreu i qeverisë ka bërë një reagim, por këtë herë vetëm për t'i uruar për suksesin e arritur në transfertë.
