Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E MREKULLUESHME/ Kosova në “kopertinën” e UEFA-s, Dardanët surprizohen pas kualifikimit historik

Shkruar nga NEWSPORT
E MREKULLUESHME/ Kosova në “kopertinën” e UEFA-s,
Çast nga festa

Kualifikimi historik i Kosovës për në finalen e Play-Off të Botërorit “Amerikë 2026”, ka marrë edhe vlerësimin e UEFA-s. Institicioni i futbollit europian ka zgjedhur festën e dardanëve si foto jave, pas triumfit fantastik të tyre 4-3 ndaj Sllovakisë. “Foto e javës”, shkruhet në përshkrimin e postimin të UEFA-s, ndërsa reagimet pozitive kanë qenë të shumta.

Kujtojmë që Kosova arriti të kualifikohej mbrëmë duke mposhtur në Bratislavë, Sllovakinë me rezultatin 4-3. Një ndeshje historike me të besuarit e Fodës që dhuruan spektakël dhe arritën edhe të përmbysnin rezultatin. Tashmë ata do të përballen të martën me Turqinë në një sfidë për “jetë a vdekje” që do të vendosë nëse do të shkojnë apo jo në Europian.

E megjithatë ky postim i UEFA-s me siguri u jep një marsh më shumë për të dhënë maksimumin e tyre në mbrëmjen e 31 marsit, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.

E MREKULLUESHME/ Kosova në “kopertinën” e UEFA-s,
Postimi i UEFA-s

 

Poll

Lexo gjithashtu