Kosova
Kosova do të përballet me Sllovakinë, në kuadër të sfidës së parë “play-off” të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet qytetin e Bratislavës më 26 mars, do të nisë në orën 20:45.
Në rast triumfi, “dardanët” do të përballen me fituesin e çiftit Turqi – Rumani. Pikërisht për ndeshjen e dytë “play-off”, Federata e Futbollit të Kosovës, ka nxjerrë në shitje biletat.
Duket se motivimi është tepër i lartë në kampin e “dardanëve”, të cilët e quajnë si të “kryer” kualifikimin për në finalen, që do të thotë një hap larg Botërorit.
Kujtojmë se finalen e “play-off”, Kosova do ta luajë në shtëpi, pra në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Poll
