Kosova ka të gjithë të drejtën për t'iu gëzuar kualifikimit në finalen e madhe që do të luajë në "Fadil Vokrri" me Turqinë më 31 mars.
Pasi mposhti në Bratislavë Sllovakinë me rezultatin 4-3, djemtë e Franco Fodës bënë gjithçka për t'i dhuruar popullit në Kosovë një gëzim të papërshkrueshëm, pasi Kupa me Botës është vetëm një hap larg.
Kështu, krahas delirit për fitoren, "Dardanë" do të shpërblehen dhe nga qeveria, pasi kryeministri Albin Kurti u premtoi 500 mijë euro në rast se skuadra do të shkonte drejt finales së madhe. Tashmë "shpërblimi" është arritur me sukses, ndaj dhe motivimi për një tjetër paraqitje të paharrueshme në shtëpi do të bëjë që sfida me Turqinë të jetë një ndeshje për të kryer historinë.
