Guler & Calhanoglu, Yildiz
Në Kosovë janë ende duke e shijuar momentin kulminant pas fitores në Bratislavë me Sllovakinë në shifrat 4-3.
E për t’i dhënë akoma më shumë shtysë “Dardanëve” për të besuar tek një tjetër sukses ndaj Turqisë të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, një njoftim i rëndësishëm vjen nga Turqia.
Hakan Calhanoglu do t’i mungojë skuadrës turke për këtë duel vendimtar, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen me Rumaninë, të fituar me rezultatin 1-0.
Mjekët e kombëtares nuk kanë dhënë garanci lidhur me aktivizimin e mesfushorit për finalen e madhe, ndaj dhe Vincenzo Montella i duhet të mendojë për alternativa për të plotësuar këtë boshllëk në formacion.
Poll
