Tifozët e Kosovës
Kosova do të luajë sot kundër Sllovakisë, ndeshje e vlefshme për fazën gjysmëfinale të PlayOff të Botërorit “Amerikë 2026”. Një sfidë mjaft e rëndësishme për të besuarit e Fodës që do të tentojnë fitoren për të shkuar në takimin final.
Dhe pikërisht për t’i dhënë më shumë entuziazëm lojtarëve dardanë, kanë menduar tifozët kosovarë që janë të shumtë në numër. Siç shihet edhe në këtë video, ata kanë “pushtuar” clubet teksa nuk mungojnë as këngët patriotike.
Ndeshja Sllovaki – Kosovë është programuar të luhet sonte në orën 20:45, në të njëjtën orë kur edhe kombëtarja shqiptare përballet me Poloninë.
View this post on Instagram
Poll
