Kombëtarja e Amerikës ka vendosur t’i propozojë trajnerit Mauricio Pochettinos mundësinë për të rinovuar kontratën, sido që të shkojë ecuria e skuadrës në këtë turne.
Drejtuesit e federatës amerikane besojnë se tekniku italian është i duhuri për këtë detyrë, ndaj në tryezë vlen mundësia për të çuar këtë bashkëpunim deri në vitin 2030, pra 4 vite më shumë.
Vendimin palët do ta marrin pasi Kupa e Botës të përfundojë, por gjasat janë që Pocchettino t’i qëndrojë “besnikë” amerikanëve për vazhdimësinë e projektit.
Me italianin në stol, Amerika deri në këto momente, sa i përket fazës së grupeve, numëron një bilanc prej 2 fitoresh dhe vetëm 1 humbje, ajo përballë Turqisë në ndeshjen e fundit. Kombëtarja që mban dhe statusin e vendit pritës të turneut do të sfidojë Bosnje dhe Hercegovinën në fazën me eliminimin direkt.
