Prej orës 23:00 do të luhen dy përballjet e grupit L, të vlefshme për raundin final të fazës së grupeve.
Anglia do të përballet me Panamanë, ndërsa Kroacia do të sfidojë Ganën. “Tre Luanët” e kanë të siguruar kualifikimin në fazën më tej dhe përballë një kundërshtari pa pretendime e motiv, do të tentojë ta mbyllë me 7 pujë si kryesuese e grupit.
Sakaq, në anën tjetër, Kroacia do tentojë t’ia dalë me sukses në përballjen direkte me Ganën. E ndodhur në pozitat e vendit të tretë, kroatët i druhen një tjetër rezultati negativ dhe do kërkojnë t’i tregojnë “vendin” kundërshtarëve afrikanë.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të së dielës, pra 01:30, do të luhen edhe dy ndeshjet e grupit K, Kolumbi-Portugali dhe Republika Demokratike e Kongos-Uzbekistan.
E gjithë vëmendja do të përqëndrohet tek “përplasja” mes dy vendeve të para, ku luzitanët do përpiqen të rimarrin kreun, edhe pse duhet thënë se Kolumbia nuk do të kërkojë të lëshojë pe.
