Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Fati e shtylla ndalin Kanadanë, Bosnja bën "katenaçon" italiane dhe del me pikë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fati e shtylla ndalin Kanadanë, Bosnja bën
Kanada-Bosnje dhe Hercegovina

Kanadaja është ndalur në barazimin përballë Bosnje dhe Hercegovinës, në ndeshjen e vlefshme për grupin B të Botërorit. Sfida e zhvilluar në stadiumin “BMO Field” në Toronto përfundoi me rezultatin 1-1.

Miqtë befasuan në minutën e 21 nga sulmuesi Lovo Lukic i cili shfryëtëzoi një rivënie këndore për ti dhënë avantazhin boshnjakëve.

Në pjesën e dytë, zgjidhja për kanadezët vjen nga stoli. Një kombinimin mes David dhe Larin, sjell dhe golin për ekuilibrat, shënuar nga ky i fundit në të 78-tën minutë.

Me këtë rezultat, Bosnja mban vendin e parë, ndërsa Kanadaja të dytin. Ndeshja e radhës në këtë grup do të luhet mes Katarit dhe Zvicrës, përcaktuar për t’u zhvilluar të shtunën në orën 21:00.

Goli i Lukic (Kanada 0-1 Bosnje)

Goli i Larin (Kanada 1-1 Bosnje)

Poll

Lexo gjithashtu