Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Ishte prezent në “dramën” e 2022, habit sulmuesi i Francës: Argjentina favorite, Messi mund ta fitojë sërish

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte prezent në “dramën” e 2022, habit sulmuesi i
Dembele dhe Mbappe

Sulmuesi i Francës, Ousmane Dembele po përjeton formë të jashtëzakonshme, e ku konsiderohet favoriti për të fituar për herë të 2-të radhazi “Topin e Artë”.

Ndërsa pritej që bomberi i PSG-së të deklaronte hapur që “Gjelat” janë pretendent dhe do bëjnë gjithçka për të fituar Botërorin e 3-të në histori, 29-vjeçari nuk ka mendur kështu, duke habitur jo pak.

“Kupa e Botës është arritja më e madhe për çdo futbollist. Është një ëndërr ta fitoj sërish. Favoritë? Argjentina vjen si kampione në fuqi, ndërsa Franca vjen pas 2 finaleve rresht, por sigurisht është dhe Spanja që vjen si kampione europe, Gjermania, Anglia e Portugalia.

Messi mund ta fitojë sërish, pavarësisht moshës. Është më i miri, e kam parë tek Barcelona çfarë bën. Mbappe? Ai është kapiteni ynë dhe mendoj se janë treguar të padrejtë me kritikat ndaj tij”, u shpreh Dembele. Protagonisti në fjalë ishte pjesë e finales së vitit 2022, ku Argjentina fitoi pas penalltive kundër Francës.   

Poll

Lexo gjithashtu