Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Jam i lumtur për fitoren”, trajneri koreano-jugor Myung Bo: Ja se çfarë udhëzimesh u dhashë lojtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam i lumtur për fitoren”, trajneri koreano-jugor Myung Bo: Ja
Trajneri i Koresë së Jugut, Hong Myung-Bo

Korea e Jugut ka fituar me përmbysje përballë Republikës së Çekisë, në kuadër të sfidës së dytë të Botërorit, në Grupin A. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Estadio Akron” në Zapopan të Meksikës, përfundoi me shifrat 2-1.

Pas këtij dueli ka folur edhe trajneri fitues, Hong Myung-Bo. Tekniku 57-vjeçar është shfaqur mjaft i lumtur, por me "këmbë në tokë" për sfidën e radhës në këtë Kupë Bote. 

"Ndeshja e parë e Kupës së Botës e sotme ishte jashtëzakonisht sfiduese. Jam i lumtur për fitoren, por përkushtimi i lojtarëve deri në fund pati një efekt të rëndësishëm pozitiv.

I udhëzova ata të ruanin pozicionet e tyre dhe të vazhdonin të luanin në stilin tonë, pasi mund të shënonim gola. Kemi filluar mirë dhe do të përgatitemi plotësisht për javën e mbetur", tha Myung-Bo. 

Poll

Lexo gjithashtu