Legjenda gjermane e futbollit, Jürgen Klinsmann, ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, duke komentuar mungesën e Italisë në Kupën e Botës 2026.
Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 1990 u shpreh se, pavarësisht zhgënjimit për mungesën e “Axurrëve”, ai beson se një eliminim i hershëm mund të jetë edhe më i dhimbshëm.
“Gjithmonë u them miqve të mi italianë, më mirë të mos shkosh fare në Botëror sesa të bësh si Gjermania, që nuk arriti të kalonte fazën e grupeve dy herë radhazi”, deklaroi Klinsmann.
Klinsmann iu referua eliminimeve zhgënjyese të Gjermanisë në Botërorët e Rusisë 2018 dhe Katarit 2022, duke theksuar se kombëtarja gjermane duhet të rikthejë krenarinë dhe mentalitetin fitues nën drejtimin e trajnerit të ri, Julian Nagelsmann.
Duke folur për favoritët e Kupës së Botës 2026, ish-sulmuesi i Interit dhe Bayern Munichut surprizoi me zgjedhjet e tij, duke vendosur Brazil dhe Portugal mbi Francën dhe Spanjën si pretendentët kryesorë për trofeun.
Sipas Klinsmann, Italia duhet ta shfrytëzojë këtë periudhë të vështirë për të rindërtuar ekipin dhe për t’u dhënë më shumë hapësira talenteve të reja, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në elitën e futbollit botëror.
