Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Tre kartonë të kuq, ndeshja hapëse e Botërorit 2026 futet në histori

Shkruar nga NEWSPORT
Tre kartonë të kuq, ndeshja hapëse e Botërorit 2026 futet
Meksikë - Afrikë e Jugut

Meksika e nisi me fitore aventurën në Botërorin 2026, duke mposhtur 2-0 Afrikën e Jugut në stadiumin legjendar “Azteca”. Golat u shënuan nga Quinone dhe Jimenez, me vendasit që përfituan edhe nga epërsia numerike në pjesën e dytë.

Afrika e Jugut mbeti me 10 lojtarë në minutën e 49-të, ndërsa pak minuta më vonë Jimenez vulosi suksesin e meksikanëve. Situata u përkeqësua për afrikanët në fundin e ndeshjes, kur mbetën me nëntë lojtarë pas kartonit të dytë të kuq.

Takimi hyri në histori pasi u bë ndeshja e parë hapëse e një Botërori ku jepen tre kartonë të kuq. Gjithashtu, ishte vetëm hera e katërt që një ndeshje hapëse regjistron më shumë kartonë se gola, ndërsa vlen të theksohet se në të gjithë Botërorin e Katarit 2022 u dhanë vetëm katër kartonë të kuq.

Poll

Lexo gjithashtu