Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Alarm shëndetësor në Botërorin 2026, ekspertët paralajmërojnë rrezikun e fruthit

Shkruar nga NEWSPORT
Alarm shëndetësor në Botërorin 2026, ekspertët
Foto ilustruese

Stadiumet e mbushura me tifozë, aeroportet e tejngarkuara dhe fluksi i madh i vizitorëve për Kupën e Botës 2026 kanë ngritur shqetësime serioze te ekspertët e shëndetit publik.

Në qendër të alarmit është fruthi, një sëmundje shumë ngjitëse që po rikthehet me ritme të shpejta në Amerikën e Veriut.

Sipas Dr. Krutika Kuppalli nga UT Southwestern në Dallas, fruthi është aktualisht shqetësimi kryesor për autoritetet shëndetësore gjatë turneut.

Vetëm në SHBA gjatë vitit 2026 janë regjistruar rreth 2,000 raste, duke barazuar totalin e vitit të kaluar dhe duke rritur frikën për përhapje të mëtejshme në rajon.

Pan American Health Organization (PAHO) raporton se rastet në Amerikën e Veriut janë më shumë se 15,300 këtë vit, ndërsa ekspertët theksojnë se virusi mund të qëndrojë në ajër deri në dy orë.

Autoritetet paralajmërojnë se mjafton një rast i vetëm për të shkaktuar zinxhir infeksionesh, duke e bërë vaksinimin masën kryesore të mbrojtjes gjatë eventit.

Poll

Lexo gjithashtu