Franca do ta nisë Botërorin 2026 më 16 qershor përballë Senegalit, ndeshje e vlefshme për Grupin I. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “MetLife Stadium” në Neë Jersey të SHBA-ve, do të nisë në orën 21:00.
Disa ditë para këtij dueli ka folur edhe kapiteni i “Gjelave”, Kylian Mbappe. Ky i fundit e ka kthyer në gazmore situatën gjyqësore mes Marokut dhe Senegalit, për trofun e Kupës së Kombeve të Afrikës.
“Përballemi me kampionët afrikanë... nuk e di nëse Kupën e fitoi Maroku apo Senegali. Le të themi kampionët afrikanë. Është një ekip i shkëlqyer, fantastike ta nisësh Botërorin përballë tyre.
Nuk mund ta mohojmë që ka shumë histori mes Francës dhe Senegalit. Kjo gjë, pra historia do ta bëjë këtë ndeshje akoma edhe më shumë pikante”, tha Kylian Mbappe.
