Yjet e Real Madridit po shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke dëshmuar formën e tyre të jashtëzakonshme gjatë ndeshjeve të Botërorit. Disa nga lojtarët kryesorë të "Los Blancos" kanë arritur të rrëmbejnë çmimin e "Lojtarit të Ndeshjes" për paraqitjet e tyre mbresëlënëse.
Vinicius Junior, Kylian Mbappe, Federico Valverde, Jude Bellingham dhe Arda Guler janë konfirmuar si liderët e skuadrave të tyre kombëtare, duke koleksionuar trofe individualë dhe duke treguar se Real Madrid mbetet një burim i pashtershëm i talenteve që vendosin fatin e ndeshjeve.
Forma e lartë e këtyre futbollistëve vazhdon të jetë një tregues i qartë i cilësisë së lartë në radhët e madrilenëve, të cilët po vazhdojnë të "korrin" suksese edhe në kompeticionet më të rëndësishme për përfaqësueset e tyre.
View this post on Instagram
