Ndërsa na ndajnë edhe 8 ditë nga nisja e Kupës së Botës, ka habitur jo pak ish-mbrojtësi i Uruguait, Diego Lugano. 45-vjeçari është shprehur me “nota” të larta bindje se Messi u favorizua për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën në Botërorin e 2022, kurse e njëjta qasje do ndodh këtë vit me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
“Argjentinës i dhanë 5 penallti gjatë Botërorit 2022, nga të cilat 4 ishin shumë të dyshimta. Kishte një tendencë për të favorizuar Messin. Kjo është e vërteta, ndaj mendoj që Portugalia është favorite në Botërorin 2026, sepse edhe Cristiano Ronaldos do t’i japin penallti në favor, për të shmangur polemikat.
Nga Amerika e Jugut nuk shikoj as Argjentinën dhe as Uruguain si favoritë, por Brazilin që me Ancelottin do të rritet e bëhet më i fortë gjatë Botërorit”, u shpreh Lugano. Në të shkuarën, amerikano-latini ka luajtur edhe me PSG-në, konkretisht mes viteve 2011-2013.
