Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

DEKLARATA E FORTË/ Vjen premtimi i madh prag Botërorit nga ylli i Agjentinës, Martinez e thotë troç: Nëse fitojmë Kupën e dytë, unë do të...

Shkruar nga NEWSPORT
DEKLARATA E FORTË/  Vjen premtimi i madh prag Botërorit nga ylli i
Emiliano Martinez-Lautaro Martinez

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka lëshuar një deklaratë që ka bërë bujë në rrjet. Në një intervistë për “AFA Estudio”, "Dibu" ka zbuluar planin e tij për të ardhmen, duke vendosur një kusht specifik për pensionimin nga futbolli i luajtur.

Martinez u shpreh se nëse Argjentina arrin të fitojë sërish Kupën e Botës, ai do t'i thotë lamtumirë futbollit. "Nëse bëhem dy herë kampion bote me kombëtaren argjentinase, do të tërhiqem, madje që të nesërmen dhe për këtë ju premtoj".

Kjo deklaratë e Martinez shton edhe më shumë presionin dhe emocionin për të ardhmen e "Albiceleste”, pasi Kombëtarja e Argjentinës shihet si një prej favoriteve për të fituar sërish këtë turne, si dhe për të mbrojtur statusin e saj si kampione në fuqi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Poll

Lexo gjithashtu