Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja

Shkruar nga NEWSPORT
BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare
Kupa e Botës 2026

Më 11 qershor pritet të nisë dhe ngjarja më e rëndësishme e globit, Kupa e Botës 2026.

Plot 48 skuadra pjesëmarrëse do të garojnë me njëra-tjetrën për të fituar trofeun, teksa ky edicion premton shumë risi dhe rregulla të reja.

FIFA ka njoftuar këto ndryshime, të cilat pritet të hyjnë menjëherë në fuqi që në ndeshjen hapëse të këtij turneu.

RISITË:

1.   Rivëniet këndore, jo më shumë se 5 sekonda. Nëse ndodhin vonesa, topi i kalon kundërshtarit.

2.   Nëse vonon nisjen e topit nga porta, automatikisht kundërshtari shpërblehet me një rivënie këndore.

3.   Koha e limituar për zëvendësimet. Vetëm 10 sekonda është afati për të dalë nga fusha e lojës. Në të kundërt, ekipi do t’i duhet të luajë me një lojtar më pak për të paktën 1 minutë.

4.   Trajtimi mjekësor jashtë fushës. Lojtarët që do të marrin ndihmën mjekësore duhet të qëndrojnë jashtë fushës për të paktën 60 sekonda.

5.   Kush mbulon gojën teksa flet, ndëshkohet menjëherë me kartonin e verdhë.

6.   Goditjet nga këndi mund të rishihen me VAR. Nëse ka parregullsi do të kontrollohet në mënyrën më të shpejtë dhe efikase të mundshme.

7.   Kartoni i dytë i verdhë mund të vlerësohet.

Poll

Lexo gjithashtu