Talenti Lennart Karl ka pësuar një dëmtim gjatë seancës së sotme stërvitore, një lajm që është konfirmuar zyrtarisht nga trajneri i kombëtares, Julian Nagelsmann.
Situata duket mjaft serioze, teksa lojtari është dërguar menjëherë në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore të specializuara. Duke folur për mediat, Nagelsmann nuk e ka fshehur shqetësimin për gjendjen e tij.
“Nuk duket mirë. Ai është dërguar në spital dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve. Duhet të presim diagnozën për të parë nëse mund të luajë në Kupën e Botës apo nëse do të na duhet të thërrasim një zëvendësues", u shpreh tekniku i “pacerave”.
Të gjithë sytë janë tani nga raporti mjekësor, i cili do të përcaktojë fatin e Karl në turneun e madh. Për stafin teknik, çdo minutë pritjeje është vendimtare, pasi koha për të bërë ndryshime në listën e skuadrës është e kufizuar.
