Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Lamine Yamal “injoron” Francën e Mbappes dhe jep indicie “hakmarrje” kundër Portugalisë së Ronaldos

Shkruar nga NEWSPORT
Lamine Yamal “injoron” Francën e Mbappes dhe jep indicie
Mbappe, Yamal dhe Cristiano Ronaldo

Na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e Kupës së Botës, ndërsa interesimi ka filluar të rritet. Sulmuesi i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, ka treguar ndeshjen më të mirë në karrierë, deri në këtë pikë, sikurse atë më të dobtën.

“Ndeshja e mirë ishte kundër Real Madrid, ku ne fituam 4 – 3. Shënova gol dhe i dhashë një asist Raphinës me pjesën e jashtme të këmbës. Ndeshja më e keq? Ajo kundër Portugalisë, mendoj, finalja e Ligës së Kombeve”, u shpreh Yamal.

Edhe pse sulmuesi iberikas shënoi eurogol karshi Francës në “EURO 2024”, gjysmëfinale, ka vendosur të lërë në “hije” transalpinët dhe Mbappen.

Mbetet për’tu parë nëse Spanja do të “përplaset” me Portugalinë gjatë këtij Botërori, e ku 18-vjeçari mund të “hakmerret” karshi luzitanëve.

Poll

Lexo gjithashtu