Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Më i miri në fushë përballë Spanjës, "heroi" i Kepit të Gjelbër përballet me të papriturën pas ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
Më i miri në fushë përballë Spanjës,
Portieri i Kepit të Gjelbërt, Vozinha

Të gjithë do ta kishin lakmi situatën që po kalon momentalisht Vozinha, porteri i Kepit të Gjelbërt i cili bëri mrekullinë duke ndalur Spanjën në një barazim pa gola.

Padyshim, kontributi i tij ishte thelbësor, pasi pritjet e bëra i dhanë një tjetër forcë skuadrës debutuese të Botërorit dhe në këtë moment i gëzohen një pike të fituar me shumë sakrificë.

Mirëpo, kjo nuk është e vetmja anë e bukur e medaljes për portierin 40-vjeçar, pasi në rrjetin e tij social po “shpërthejnë” ndjekësit.

Momentalisht, Vozinha numëron plot 6.2 milionë të tillë në profilin e tij në Instagram, nga 50 mijë sa kishte përpara se të shkelte në fushën e lojës. Duket se Kupa e Botës për të do të mbahet mend gjatë, histori brenda dhe jashtë fushe.

Poll

Lexo gjithashtu