Herve Renard
Kombëtarja e Tunizisë do të paraqitet në dy ndeshjet e radhës të Kupës së Botës me një trajner të ri në stol, pas shkarkimit të Sabri Lamouchit.
Vendin e tij do ta marrë Herve Renard. Francezi është emëruar zyrtarisht në stolin e kombëtares dhe do të udhëheq këtë skuadër deri në fundin e këtij edicioni.
Renard ka qenë më parë në drejtim të Arabisë Saudite në vitin 2019, për t’u rikthyer sërish në vitin 2024. 57-vjeçari mori “dhenë” në ndeshjen hapëse që ish-skuadra e tij zhvilloi përballë Argjentinës, në Kupën e Botës të vitit 2022, takim ky që përfundoi me fitoren e sauditëve me rezultatin 2-1, duke i shkaktuar humbjen Leo Messit me shokë.
View this post on Instagram
Poll
