Trofeu i "Botërorit" dhe topi zyrtar
Mbrëmjen e sotme do të luhet një supersfidë në Botërorin 2026, aty ku Franca dhe Senegali do të përballen në kuadër të raundit të parë të grupit I. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e New Jersey, do të nisë në orën 21:00.
Jo më pak interesante do të jenë sfidat pasardhëse që do të mbajnë të lidhur tifozët para televizorit deri në orët e para të mëngjesit.
Kështu, në mesnatë në orën 00:00, Iraku do të përballet me Norvegjinë. Ndërsa 3 orë më vonë, kampionët në fuqi të Argjentinës kërkojnë fitoren kundër përfaqësueses së Algjerisë.
Në orën 06:00 një ndeshje delikate do të jetë për Jordaninë, pasi do të përballen me ekipin solid të Austrisë.
Poll
