Franca do të përballet me Senegalin, në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, e vlefshme për grupin I. “Gjelat” vijnë si favoritë, së paku në letër, përballë rivalëve afrikanë dhe do tentojnë të bëjnë një nisje pozitive për të faktuar dhe bindjet se mbeten kandidatë për të ngritur lart trofeun më të lakmuar të globit.
Megjithatë, e shkuara duket se nuk “këmbon” mirë në veshët e francezëve, aq më pak në kujtesën e tyre pasi duhet të shkojmë në vitin 2002, kur dy skuadrat janë përplasur me njëra tjetrën në këtë turne dhe te francezët spikasnin legjenda si Trezeguet, Henry, Petit, Desailly e shumë të tjerë.
Rezultati? Senegali i mposht minimalisht 0-1 falë golit të Diop në minutën e 30-të dhe “firmos” eleminimin nga Botërori duke e mbyllur në vendin e fundit me vetëm 1 pikë në total.
Kohët kanë ndryshuar, sikurse lojtarët që do të paraqiten në fushë dhe kundërshtarët që ndodhen në grup, si Iraku dhe Norvegjia. Për Francën e Didier Deschamps nuk ka dy rrugë, vetëm një dhe ajo drejt fitores për të mos rikthyer “hijet” e së kaluarës.

