Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Uruguai i "falet" Araujos, amerikano-jugorët shmangin humbjen në "frymën e fundit" përballë rivalëve sauditë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Uruguai i "falet" Araujos, amerikano-jugorët shmangin
Uruguai

Uruguai ka barazuar me Arabinë Saudite, në ndeshjen e raundit të parë të vlefshëm për grupin H. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Hard Rock” të Miamit përfundoi me shifrat 1-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin sauditët përmes Abdulelah Al Amri në minutën e 41-të. Megjithatë, reagimi i amerako-jugorëve erdhi në pjesën e dytë, më saktësisht me autor Maximiliano Araujon në të 80-tën minutë.

Me këtë rezultat, të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, teksa në renditjen e përgjithshme të grupit, uruguajanët mbajnë kreun, ndjekur nga rivalët sauditë. Vendin e tretë e mban Spanja, ndërsa atë të fundit qëndron Kepi i Gjelbërt.

Fakti që të katërta skuadrat kanë të njëjtin numër pikësh, e bën akoma dhe më interesante vijimin e ecurisë në ndeshjet pasardhëse. Kujtojmë se ndeshja e parë e këtij grupi përkoi me duelin mes “Furisë së Kuqe” dhe debutuesve të këtij turneu, mbyllur në barazimin pa gola.

GOLAT

Poll

Lexo gjithashtu