Një përballje tejet emocionuese ka rezultuar ajo mes Iranit dhe Zelandës së Re, e vlefshme për raundin e parë të grupit G. Sfida e zhvilluar në stadiumin “SoFi”, përfundoi në barazimin 2-2.
Takimi nisi “zjarr” që në minutat e para, kur Elijah Nust shënoi për miqtë, teksa në të 32-tën vjen dhe baraspesha nga iranianët përmes Ramin Rezaeian. Përpara se të mbyllej pjesa e parë, vendasit shënuan sërish, por pas rishikimit, goli u anullua me ndihmën e sistemit VAR.
Me shifrat 1-1 u mbyll dhe fraksioni i parë, për t’i lënë vend të dytës, aty ku u shënuan dhe dy të tjerë. Sërish Zelanda e Re kaloi në avantazh falë të njëjtit autor, Nust, që çoi topin në fundin e rrjetës në minutën e 54-të, por festa e tyre zgjati vetëm 10 minuta, kur Mohammad Mohebi riktheu ekuilibrat.
Barazimi i dytë ky në këtë grup, pasi në mbrëmjen e së hënës Belgjika barazoi po ashtu ndaj Egjiptit në shifrat 1-1, duke i dhënë një tjetër dinamikë “kalkulimeve” për vazhdimësinë mes skuadrave.
Me këtë rezultat, momentalisht Zelanda e Re mban vendin e parë, ndjekur nga Irani, ndërsa në pozicionin e tretë qëndron Belgjika. Në vend të fundit, mbetet Egjipti.
