Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Disiplina japoneze merr vëmendjen edhe në Botërorin 2026, tifozët presin semaforin për të festuar

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Disiplina japoneze merr vëmendjen edhe në Botërorin 2026,
Tifozët e Japonisë

Tifozët e Japonisë kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një feste të pazakontë gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndaj Holandës.

Në një video që është bërë virale, qindra tifozë shihen duke pritur me durim semaforin jeshil në një kryqëzim në Tokio përpara se të mblidhen për të festuar golin e barazimit të skuadrës së tyre.

Pamjet tregojnë se sapo semafori ndryshon, tifozët vrapojnë drejt qendrës së kryqëzimit për të festuar për pak sekonda, ndërsa më pas largohen menjëherë për të mos penguar qarkullimin.

Sjellja e tyre ka marrë mijëra komente pozitive dhe është vlerësuar si një shembull i respektimit të rregullave edhe në momente emocionesh të mëdha. Por, nuk është hera e parë që tifozët japonezë bëhen lajm për disiplinën e tyre.

Ata janë vlerësuar shpesh në turne të mëdhenj për pastrimin e tribunave pas ndeshjeve, ndërsa këtë herë kanë mahnitur botën me një festë që kombinoi entuziazmin për futbollin me respektin për rendin publik.

 

Poll

Lexo gjithashtu