Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Mallkimi” 20-vjeçar që po i “përpin” ëndrrën e Botërorit, Brazili inekzistent kur luan me skuadrat e Europës (HISTORIKU)

Shkruar nga NEWSPORT
“Mallkimi” 20-vjeçar që po i “përpin”
Brazili

Çfarë po ndodhë me Brazilin? Kjo është pyetja që i shkon nëpërmend të gjithëve, pas asaj disfate turpëruese ndaj Norvegjisë, duke u eliminuar në fazën e 1/8-tave të Kupës së Botës.

Gjithçka u shkrumbua falë “bomberit” Erling Haaland, i cili vulosi përfundimisht turpin që po e shoqëron sot e 20 vite “Seleçaon”.

U emërua Carlo Ancelotti, me idenë se tekniku italian do të sillte përvojën e duhur për të arritur tek trofeu i 7-të. Megjithatë, si në çdo Kupë Bote që prej atij të vitit 2006, Brazili është “zhdukur” përballë të mëdhenjve të Europës dhe këtë e tregojnë statistikat e mëposhtme.

BRAZILI KUR LUAN ME EKIPET E EUROPËS:

Brazil 0-1 Francë – 1 korrik 2006.

Holandë 2-1 Brazil – 2 korrik 2010.

Brazil 1-7 Gjermani – 8 korrik 2014.

Brazil 1-2 Belgjikë – 6 korrik 2018.

Kroaci 1-1 Brazil (humb me penallti 4-2) – 9 dhjetor 2022.

Brazil 1-2 Norvegji – 6 korrik 2026.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu