Norvegjia kaloi me sukses Brazilin dhe në çerekfinale të Botërorit 2026, do të përballet me Anglinë. Mirëpo, situata është alarmante në kampin e “Vikingëve”, në prag të sfidës.
Kjo për shkak se disa prej lojtarëve të Norvegjisë janë sëmurë, duke filluar nga ethet dhe kolla, të cilat lidhen me një virozë, vetëm katër ditë para çerekfinales ndaj “3 Luanëve”.
Është vetë trajneri Stale Solbakken, i cili ka zbuluar gjendjen e disa prej futbollistëve, por pa përmendur emra. Megjithatë, optimizmi është i lartë edhe pse pak ditë e ndajnë nga ndeshja përballë Anglisë.
Kujtojmë se Norvegjia vjen në këtë fazë pas fitores surprizuese me shifrat 2-1 përballë brazilianëve. Dy golat për “Vikingët” u shënuan nga Erling Haaland, i cili deri më tani ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës në Kupën e Botës.
???? PLUSIEURS JOUEURS NORVÉGIENS MALADES AVANT D’AFFRONTER L’ANGLETERRE !! ????????????
— BeFootball (@_BeFootball) July 7, 2026
Le sélectionneur Ståle Solbakken ???????? a révélé que ???????????????????????????????????? ???????????????????????????? ???????? ???????????? ???????????????????????? ???????????????????????????????????? ???????? ????????????̀????????????, ???????? ???????????????? ???????? ???????? ????????????????????????̂????????????… pic.twitter.com/QnVFFE2ajx
