Mbrojtësi gjerman Niklas Sule ka vendosur të mbyllë kapitullin e futbollit profesionist dhe, sipas njoftimit të publikuar nga SV Tiefenbach, do ta vazhdojë karrierën në klubin amator që garon në ligat rajonale të Baden-Württemberg.
30-vjeçari gjatë karrierës ka luajtur me klube të mëdha nw Bundesliga si Hoffenheim, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
“Jam shumë i lumtur që do ta përjetoj futbollin pa presionin e biznesit dhe të parave. Te SV Tiefenbach luajnë dy nga miqtë e mi më të mirë, njëri prej tyre edhe trajner. Pas 13 vitesh në futbollin profesionist, është një dhuratë të jem në fushë me shokët dhe ta shijoj sërish këtë sport,” u shpreh Süle.
Gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist, Sule arriti të fitonte thuajse çdo gjë ku përfshihen 5 tituj kampion të Gjermanisë, 2 Kupa të Gjermanisë (DFB-Pokal), 4 Superkupa të Gjermanisë, UEFA Champions League, Super Kupën e Europës, Kupën e Botës për Klube, Kupën e Konfederatave me Gjermaninë në vitin 2017 dhe medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike 2016.
View this post on Instagram
