Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ Presidenti e hap sërish “thesin”, Milan paguan 30 milionë euro për ish-mbrojtësin e Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Presidenti e hap sërish “thesin”, Milan paguan 30
Gerry Cardinale

Mario Gila do të jetë futbollisti më i ri i Milan. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar ka vendosur që të largohet nga Lazio, për të nisur një aventurë të re me kuqezinjtë.

E KRYER/ Presidenti e hap sërish “thesin”, Milan paguan 30
Luka Modric dhe Mario Gila

Me klubin e ri, spanjolli pritet të firmosë kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Milan do të shpenzojë rreth 30 milionë euro.

Kështu, trajneri Ruben Amorim do të ketë një “armë” shtesë në repartin difensiv. Kujtojmë se Gila e ka nisur karrierën në Spanjë me CD Damm, ndërsa më vonë ka luajtur për të rinjtë e Espanyol dhe Real Madrid.

Deri më tani totali i shpenzimeve të Milanit në këtë fillim merkatoje, shkon rreth 104 milionë euro. Vetëm pak ditë më parë, klubi kuqezi zyrtarizoi blerjen e Goncalo Ramos për 74 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu