Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Jam këtu të denoncoj maskarallëkun e radhës”, Ministria e nxjerr “blof” sportistin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam këtu të denoncoj maskarallëkun e radhës”,
David Nikolli - Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Vetëm para një ditë, sportisti shqiptar David Nikolli, përmes postimit në rrjetet sociale, hodhi akuza kundër administratës dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, se e kanë hequr nga puna shtetërore e nuk i njihen më titujt në disiplinën e atletikës, për faktin që sportisti Nikolli ka dalë të protestojë kundër qeverisë ekzistues në Shqipëri.

Mbi këtë temë, ka ardhur menjëherë reagimi nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. “Lidhur me deklaratat publike të sportistit David Nikolli, Ministria përgjegjëse për sportin sqaron se pretendimet e bëra prej tij nuk qendrojnë.

David Nikolli nuk ka qenë dhe nuk është i punësuar në asnjë organikë administrate apo në ndonjë ent a institucion shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Për rrjedhojë, pretendimi se i është hequr ‘puna shtetërore’ është i pavërtetë dhe nuk mbështetet në asnjë fakt apo akt administrativ, dhe insinuata mbi protestën është edhe më e gabuar përveçse e pabazë tërësisht.

Gjithashtu, është fakt i njohur se sportisti prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij profesional në Itali, duke mos qenë i punësuar në Shqipëri. Për këtë arsye, pretendimet për largim nga një vend pune shtetëror në Shqipëri nuk kanë si qendrojnë.

Nga dokumentacioni financiar rezulton se sportisti ka përfituar mbështetje financiare në kuadër të statusit të sportistit të nivelit të lartë, përfshirë trajtim ushqimor dhe shpërblime sportive gjatë periudhës 2024–2026, në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi”, postimi i Ministrisë në fjalë.    

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (@mtks.gov.al)

“Jam këtu të denoncoj maskarallëkun e radhës”,
Postimi i David Nikollit

 

Poll

Lexo gjithashtu