Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Gjermanët i falen Deniz Undav, ndeshja e fundit vendos vendin e parë në grup

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gjermanët i falen Deniz Undav, ndeshja e fundit vendos vendin e
Gjermani-Bregu i Fildishtë

Ndeshja e dytë e Grupit E midis Gjermanisë dhe Bregut të Fildishtë u mbyll me fitoren e “pancerave”. Sfida e luajtur në stadiumin “BMO Field” në Toronto përfundoi në shifrat 2-1   .

Goli i parë i takimit u shënua nga ish-mesfushori i Milanit Franck Kessie në minutën e 30-të pas një rrëmuje në zonën kundërshtare. Raste pati edhe Gjermania me Aleksander Pavlovic dhe Kai Havertz të cilët arritën të shënonin por golat e tyre u anulluan. Pjesa e dytë nisi shumë kërkuse nga të dy ekipet që donin me patjetër golin. Në minutën 68-të Gjermania arriti të reagonte me atë sulmuesit Deniz Undav. Gjermanët nuk u dorzuan dhe gjetën golin e fitores në 94-të përsëri me Deniz Undav.

Gjermanët arritën të fitonin jo me pak vështirësi kundër skuadrës afrikane që treguan potencial për vazhdimsinë në Kupën e Botës.

Goli i Franck Kessie (Gjermani 0-1 Bregu i Fildishtë)

Goli i Deniz Undav (Gjermani 1-1 Bregu i Fildishtë)

Goli i Deniz Undav (Gjermani 2-1 Bregu i Fildishtë)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu